Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores pas dy dështimeve, pasi ka mposhtur Arsenalin në takimin e zhvilluar në Etihad.


Goli i vetëm në këtë ndeshje për Qytetarët u shënua në minutën e 23-të nga Raheem Sterling.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte portugezi Joao Cancelo, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Kieran Tierney që u notua me 6.0.

Në këtë ndeshje deri në minutën e 83-të luajti edhe Granit Xhaka që pati paraqitje solide dhe u notua me 6.2

Man City:

notat man city e1602960722443

Arsenal:

notat man city 1 e1602960739751

/Telegrafi/

telegrafi sport app