Me rastin e Ditës së Verës në Shqipëri, sonte (14 mars) ka performuar artisti me famë botërore, Maluma.

Ashtu siç pritej, për ta ndjekur nga afër yllin kolumbian ishin mbledhur një numër i madh i fansave në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.


Maluma ka performuar disa prej hiteve të tij më të njohura, teksa në skenë u ngjit bashkë me ekipin e valltareve.

Screenshot 20 4 Foto: Maluma/InstaStory

Për koncertin e natës së sotëm, Maluma fillimisht në skenë doli i veshur me një xhaketë me ngjyrë të gjelbër dhe bluzë të zezë të kombinuar me pantallona gri me shkëlqim, ndërsa përshtati dukjen me një palë syze të bardha dielli, për të ndryshuar gjatë mbrëmjes edhe veshje të tjera.

Screenshot 18 4 Foto: Maluma/InstaStory

Me një përformanca energjike në skenën, duke kënduar e vallëzuar edhe publiku bashkë me të, Maluma mbylli një tjetër koncert të suksesshme.

Pas përfundimit të koncertit, Maluma ka ndarë pamje nga performanca edhe për fansat e tij në Instagram.

maluma. Top Foto: Maluma në Tiranë

“Jemi këtu në Tiranë, ju dua”, ka thënë ylli i hitit “Corazon”.

Screenshot 25 2 Foto: Maluma në Tiranë

Theksojmë që koncerti i 28-vjeçarit në Shqipëri vjen në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”.

Kujtojmë që performanca e tij ishte parashikuar të mbahej në po të njëjtën datë para dy vitesh por u shty dy herë radhazi për shkak të pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/