LAJMI I FUNDIT:

Mallkimi i Benficës në Evropë

Mallkimi i Benficës në Evropë

Vetëm një emër i bën të dridhen të gjithë fansat e Benficas, dhe ai është Bela Guttmann.

Tregimi sa është i çuditshëm, aq është edhe i pabesueshëm.


Historia

Njeriu të cilit i kushtohet ky tregim është Bela Gutmann. Ai ishte trajner i Benficas nga viti 1959 deri në vitin 1962. Hungarezi la klubin, pasi fitoi dy trofe të European Cup (Liga e Kampionëve) në sezonet 61’ dhe 62’.

Pas kësaj Gutmann kërkoi rritje page, por u refuzua nga klubi. I irrituar ai e ka klubin dhe pas kësaj tha edhe një fjali: “Asnjëherë nga tani për 100 vjet Benfica nuk do të fitojë titull në Evropë”.

Fjalët e tij dolën

Që atëherë, pra nga viti 1962, Benfica ka luajtur në katër finale të European Cup (Liga e Kampionëve), një të UEFA Cup dhe një Europa League (Liga e Evropës).

Dhe siç ka thënë Guttmann, asnjërën nga këto finale ata nuk e kanë fituar… dhe mallkimi ende vazhdon.

Më poshtë të gjitha finalet e humbura të Benficas në garat evropiane.

64/65: Benfica – Inter 0-1 (LK)

Tri vite pas fitores së fundit dhe largimit të Gutmann, Benfica kishte një mundësi për trofe. Por një gol i Jair da Costas të Interit vendosi takimin.

67/68: Benfica 1-4 Manchester United (LK)

Eusebio dhe bashkëlojtarët e tij ishin shumë afër, por anglezët e fituan ndeshjen në vazhdime.

82/83: Benfica 1-2 Anderlecht (UEFA Cup)

Kjo përballje luhej me dy takime, ku fillimisht humbën 1-0, ndërsa ndeshja kthyese u mbyll 1-1 dhe belgët fituan trofeun.

87/88: Benfica 0-0 PSV (5-6 pen.) (LK)

Finalja e katërt e portugezëve ku kërkohej trofeu, doli të ishte edhe kjo e dëshpëruara, pasi humbën në penallti.


Vizita që nuk solli sukses

Eusebio që është legjendë e Benficas thuhet se shkoi ta vizitojë varrin e Guttmannit, u lut dhe kërkoi ndihmë para finales së vitit 1990 ndaj Milanit, që zhvillohej në Vjenë, aty ku pushon përjetësisht trajner i madh. As kjo nuk solli ndihmë…


89/90: Benfica 0-1 Milan (LK)

Edhe njëherë një holandez shuan ëndrrën portugeze, pasi ishte Frank Rijkaard që shënoi për triumfin e italianëve.

12/13: Benfica 1-2 Chelsea (UEFA Europa League)

Pas 23 vitesh pritje, portugezët luanin një finale, por që humbën në kohën shtesë.

13/14: Benfica 0-0 Sevilla (2-4 pen.) (UEFA Europa League)

Pasi mposhtën Juventusin në gjysmëfinale, dukej që trofeu do të vinte më në fund, por sërish humbën, edhe kësaj radhe me penallti.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori