LAJMI I FUNDIT:

Malli pa origjinë dhe mungesa në stoqe, projekti i radhës në ATK

Malli pa origjinë dhe mungesa në stoqe, projekti i radhës në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se projekti i radhës i cili nis së implementuari është projekti i përmbushjes “Mungesa në Stoqe dhe Malli pa Origjinë”, i cili ka për qëllim të përmirësojë përmbushjen tatimore në sektorin e tregtisë me shumicë, duke përfshirë të gjithë faktorët që ndikojnë dhe ndikohen nga ky sektor në mënyrë më të fokusuar dhe më të koordinuar.

Grupet e synuara për trajtim përmes këtij projekti janë; industria e tekstilit, tregtia me shumicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, tregtia me shumicë e artikujve shtëpiakë, tregtia tjetër me shumicë e specializuar, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara dhe të tjera.


“Ekziston ende një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve të cilët kanë problemin e mallit pa origjinë si rezultat i blerjeve pa fatura, po ashtu shitje të pa deklaruara”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, shihet se edhe dukuria e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe renditet si ndër dukuritë me nivel të lartë të riskut dhe janë identifikuar si aktivitete më me risk.