LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, Komuna dhe QKMF me fushata vetëdijesuese kundër Etheve hemorragjike 

Malishevë, Komuna dhe QKMF me fushata vetëdijesuese kundër Etheve hemorragjike 
????????????????????????????????????

Komuna e Malishevës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, janë të përgatitura për fillimin e fushatave të vetëdijesimit si masë parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), si dhe ka filluar edhe mobilizimi i stafit shëndetësor për periudhën e thumbimeve nga rriqrat, në mënyrë që të prekurve eventual nga rriqrat, t’iu ofrohet trajtimi i duhur mjekësor.

Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, sot kanë vizituar QKMF në Malishevë, ku kanë biseduar me drejtorin e QKMF-së, Nuhi Morina, për masat mobilizuese në këtë qendër shëndetësore.


Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka kërkuar mobilizim dhe përgatitje të duhur nga ana e stafit mjekësor, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në marrjen e masave, siç janë fushatat e ligjëratave të vetëdijesimit nëpër shkolla dhe përgatitja e stafit mjekësor për trajtimin e personave të prekur nga thumbimi i rriqrave.

Berisha gjithashtu tha se “edhe masat tjera që janë kompetencë e organeve tjera komunale, janë ndërmarrë”.

“Në vazhdimësi, në katër vitet e fundit, jemi marrë me këtë problematikë dhe falë masave parandaluese dhe zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo, në katër vitet e fundit, nuk kemi pasur raste të vdekjeve, ndërsa në dy vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të infeksionit me virusin e EHKK”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, ka thënë se stafi mjekësor në QKMF, janë të përgatitur edhe për mbajtjen e ligjëratave nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, me qëllim të vetëdijesimit kundër EHKK, e po ashtu janë të përgatitur edhe për trajtimin e rasteve të thumbimeve nga rriqrat.

Përndryshe, për dallim nga vitet tjera, kur rastet e thumbimeve nga rriqrat fillojnë nga muaji shkurt, këtë vit nuk është regjistruar asnjë rast i thumbimit nga rriqrat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori