Klubi i Malishevës ka prezantuar sot (e enjte) tri transferime të reja, të cilët vijnë si lojtar të lirë.

Malisheva është duke përjetuar një super sezon dhe gjendet në pozitën e katërt, e cila i dërgon në garat evropiane.


Megjithatë, drejtuesit e klubit malishevas nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë dhe tashmë janë përforcuar edhe më shumë.

Sot (e enjte), ekipi nga “Liman Gegaj” ka konfirmuar transferimin e tre lojtarëve me anë të faqes së tyre zyrtare.

Postimi pa ndërhyrje i Malishevës

Prurjet e reja në klub për sezonin e pranverës Hadis Velii, me pozitë portier, nga "FK Voska Sport" e Maqedonisë së Veriut Eraldo Deda, me pozitë sulmues krahu, nga "KF Oriku" i Shqipërisë Hussein Mohamed, me pozitë sulmues qendror, nga "ALS Omonoia" e Qipros /Telegrafi/

telegrafi sport app