LAJMI I FUNDIT:

Malisheva përkujton Rifat Berishën me vëllezër në 70 vjetorin e rënies

Malisheva përkujton Rifat Berishën me vëllezër në 70 vjetorin e rënies

Në fshatin Berishë të Komunës së Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, është mbajtur tubim përkujtimor, me rastin e 70 vjetorit të vrasjes së atdhetarëve, Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Islam Berisha dhe Brahim Berisha, të cilët u vranë më 17 maj të vitit 1949.

Në këtë tubim përkujtimor, morën pjesë edhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, Smajl Kurteshi dhe Haxhi Shala, ish deputet, zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës, ish kryetar të Komunës së Malishevës, drejtor të drejtorive komunale, asamblist dhe qytetarë të shumtë.


Në këtë tubim, i pari e mori fjalën, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, foli për veprimtarinë e atdhetarit Rifat Berisha dhe të trevës së Malishevës në përgjithësi, në të gjitha përpjekjet për lirinë e vendit dhe kombit.

Begaj vlerësoi lart kontributin dhe përpjekjet e Rifat Berishës, i cili u vra më 17 maj të vitit 1949, në Gajrak, bashkë me tre familjarë të tjerë, pas luftimeve të ashpra me milicinë dhe ushtrinë. Po ashtu foli edhe për mospajtimet me sistemin e atëhershëm dhe tradhtinë që ju bë shqiptarëve të Kosovës pas luftës së dytë botërore.

Më pas, me kumtesa për jetën dhe veprimtarinë e Rifat Berishë, familjes Berisha dhe fshatit Berishë, u paraqitën Jakup Krasniqi dhe Mehmet Rukiqi, të cilët në detaje kanë folur për ngjarjet e kohës dhe për rëndësinë e saj.

Në emër të familjes, pjesëmarrësit në këtë tubim përkujtimor i ka falënderuar Muhamer Berisha, ndërsa në fund të tubimit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë mirënjohje pas vdekjes për  Rifat Berishën dhe familjarët e tjerë të vrarë në vitin 1949, me motivacion: për kontributin e dhënë për lirinë e atdheut.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori