Mali i Zi vendos të hapë ambasadën në Kosovë

“Me hapjen e ambasadës sonë në Prishtinë, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë malazeze, njofton “Novosti Online”.
Ky vendim, sipas qeverisë së Malit të Zi, i kontribuuan vazhdimit të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një nga kriteret më të rëndësishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































