LAJMI I FUNDIT:

Maldini nuk ka marrëveshje me Milanin shkaku i pagës

Maldini nuk ka marrëveshje me Milanin shkaku i pagës

Paolo Maldini foli para dy ditësh për mediat italiane dhe sqaroi se për momentin nuk mund ta pranojë ofertën e Milanit për t’u bërë drejtor teknik, duke arsyetuar se në radhë të parë kërkon të takohet direkt me pronarët e rinj, si dhe ka kërkuar të ketë më shumë pushtet.

Ish-mbrojtësi legjendar ka mohuar që të ketë pasur ndonjë bisedë apo pretendim për pagën, por sot Il Giornale shkruan se e vërteta është ndryshe.

Sipas kësaj gazete, Maldinit i është ofruar një pagë prej 600 mijë eurosh në vit, ndërsa ish-kapiteni ka kërkuar 3 milionë euro në vit.


Nëse shifrat janë të vërteta, atëherë me të drejtë ngrihet pyetja: a është normale që Maldinit t’i ofrohen 600 mijë euro në vit për një post me shumë rëndësi, ndërsa lojtarë si Abate e shumë të tjerë marrin disa milionë euro në vit?

Ndërkaq, Corriere della Sera jep një version paksa ndryshe, sipas të cilit diskutimi mbi pagën nuk ka nisur fare, pasi Maldini ka kërkuar një post të ngjashëm me atë të Leonardos te PSG dhe ka thënë: “Unë nuk mund të paguhem më pak se gjithë lojtarët”.

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori