Serbia kundërshton vendimin e Vatikanit, përkatësisht të Papa Françeskut, që kryepeshkopi i dikurshëm i Zagrebit, Alojzije Stepinacit, të shpallet i shenjtë. Reagimet më të mëdha vijnë nga Kisha Ortodokse Serbe, që thotë se duhet të merret parasysh roli i tij në Mbretërinë Jugosllave, në NDH (Shteti i Pavarur Kroat) dhe Jugosllavinë komuniste.
Kisha Ortodokse Serbe (e më shumë politika serbe) paralajmëron Papa Françeskun se Stepinci nuk guxon të shpallet i shenjtë meqë, sipas tyre, “nuk është i denjë për këtë”. Për këtë ata thirren në akuzat e montuara të regjimit komunist, i cili më 1946 Stepincin e dënon me 16 vjet burg, transmeton Telegrafi.
Për serbët ky prift kroat ka mirëpritur formimin e NDH-së, ka kthyer ortodoksët “dhunshëm” në katolikë, ka pranuar shërbimin famullitarit ushtarak, si dhe ka mbështetur mbështetjen elementet antiserbe ustashe edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në anën tjetër, kroatët ofrojnë dokumente që dëshmojnë të kundërtën, se ai ka shpëtuar antifashistët, serbët dhe hebrenjtë nga dhuna ustashe, se publikisht ka kundërshtuar ligjet racore, e se ka pasur konflikte me liderin e NDH-së, Ante Paveliq.
Por, si kundërpërgjigje dhe “mbrojtje” e papritur për kroatët, po konsiderohet libri i një malazezi që ka nervozuar së tepërmi serbët, e që ditëve të fundit vazhdon të citohet në mediat e Kroacisë.
Është ky Miroslav Çosoviq, autor i librit “Të shenjtët bizarë të Kishës serbe”, i cili nga qarqet serbe po cilësohet si vepër demonike.
Sipas këtij malazezi, Stefan Nemanja ishte gjenocidal, gjakatar dhe mizor; Shën Sava ka organizuar vrasjet politike, sepse qëndron pas vrasjes së fisnikut bullgar, Sterzit; Shën Milutini ishte pedofil dhe i shthurur, ndërsa Shën Stefan Deçani ishte kasap.
“Librin hiq nuk e kisha shkruar nëse Kisha Ortodokse Serbe për 10 vite për të shenjtë do të zgjidhte personat shembullorë, e jo ata që vijnë nga qarqet nacionaliste e që nuk kanë bërë mrekulli. Kjo Kishë këtë e bën pa baza kanonike. Unë nuk e kisha publikuar veprën madje edhe sikur ata të mbaheshin vetëm me të shenjtit bizarë të Mesjetës. Një shembull: Mbreti Millutin kishte verbuar djalin e tij Stefanin dhe gruas së tij Simonida ia dëmtoi e mitrën si një fëmije të pazhvilluar. Si nuk mund të jetë pedofil e baba mizor ai? Unë po ashtu e quaj kasap Stefanin. A nuk është i tillë kur dihet se gjysmë-vëllain Konstantinin e ka vrarë me shpatë? Kisha Serbe për të shenjtë e ka shpallë edhe Nikolaj Velimiroviqin, i cili ishte adhurues fashistit Dimitrije Lotiq. Në funeralin e tij në Slloveni, në vitin 1945, ai mbajti fjalimin e tij frymëzues dhe i këndoi këngë”, ka thënë Çosoviq kohë më parë për mediat serbe, duke shtuar se për burime ka përdorur dokumente relevante, pretendimet e historianëve serbë, si dhe tekstet e botuara në faqen rastko.rs që thotë se e ka bekuar mitropoliti Amfillohije, transmeton Telegrafi.
Çosoviqi po ashtu, në shkrimet e tij, kishte deklaruar se malazezët nuk kanë lidhje gjaku me serbët.
”Malazezët në qenien e tyre kombëtare nuk janë as sllavë. Këtë e them jo vetëm në bazë të shkencës së historisë, por edhe në bazë të asaj se çka ofrojnë gjenetika e popullatës, antropologjia fizike, arkeologjia, etnologjia… E vetmja mënyrë e drejtë që një populli t’i përcaktohet etnogjeneza, është që të kyçen më shumë shkenca e jo vetëm historia”, thotë ai duke shtuar se origjina e tyre është ilire.
Po ashtu, ky autor ka ndërlidhur origjinën e malazezëve me shqiptarët, meqë përmend këto fise: Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Gjithçka ai e lidh me rrëfimet për këta djem që pretendohet se janë të Keç Pantës i cili thuhet se e kishte edhe një djalë të gjashtë, Bonin.
“Gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare”, ka thënë ai.
Më poshtë mund të shihni disa video që ndërlidhen me këtë libër, e që Çosoviqi i ka publikuar në kanalin e tij në Youtube. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre