LAJMI I FUNDIT:

Malazezët e Kosovës: Trepça është pjesë e pandashme e Kosovës

Malazezët e Kosovës: Trepça është pjesë e pandashme e Kosovës

Trepça është pjesë e pandashme e Kosovës dhe u takon të gjithë qytetarëve të vendit dhe assesi vetëm një bashkësie të vetme ose komune. Në këtë drejtim, malazezët mirëpresin miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu thuhet në një letër të ardhur në adresë të Telegrafit, të nënshkruar nga Slobodan M.Vujicic, kryetar i Shoqatës dhe Unionit të malazezëve në Kosovë.


Sipas kësaj organizate, përpjekjet për të paraqitur Trepçën si pronë ekskluzive të serbëve, është një tjetër një nga shumë manipulimet e Beogradit zyrtar dhe ndihmësit e saj në Kosovë, si Lista Serbe.

“Ata çdo ditë, me veprimet e tyre dhe retoriken e tyre, po e poshtërojnë dhe po e mashtrojnë popullin e tyre. Prandaj, serbët e Kosovës duhet që sa më shpejt që të jetë e mundur të zgjohen dhe të mbledhin që të largohen nga ata që i çojnë ata në shkatërrim”, thuhet ndër tjerash në letër.

Në këtë drejtim shtohet më tej, është koha që komuniteti serb në Kosovë, të pranojë realitetin dhe nga kjo pikënisje, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera të fillojnë për të ndërtuar një shtet në të cilën jetojnë dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për shoqërinë kosovare në tërësi. /Telegrafi/