LAJMI I FUNDIT:

Maksim Acevski propozohet për kryetar i Entit për Revizion, votimi në Kuvend më 11 dhjetor

Maksim Acevski propozohet për kryetar i Entit për Revizion, votimi në Kuvend më 11 dhjetor

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e propozoi Maksim Acevskin kryerevizor shtetëror.

Vendimi nga Komisioni është sjellë në mënyrë unanime, ndërsa kryetari i tij Ilia Dimovski theksoi se anëtarët e tij kanë ardhur në një vendim përgjithësisht të pranueshëm – ekonomisti nga Velesi, Acevski t’i propozohet Kuvendit si kryerevizor shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dimovski, theksoi se nuk ka dyshim se të gjithë 12 kandidatët do të ishin zgjedhje e duhur, por megjithatë anëtarët kanë arritur pajtim për Acevskin.

Theksoi se nevojitet të kompletohet ky institucion para zgjedhjeve, me qëllim që të mund t’i kryej kompetencat e veta ligjore dhe kushtetuese.

Acevski është ekonomist i diplomuar nga Velesi. Në Entin Shtetëror për Revizion është nga viti 2001. Shpesh në paraqitjet mediatike ka folur për nevojën e përforcimit të kapaciteteve të Entit Shtetëror për Revizion, por edhe për marrëdhënien e institucioneve kompetente ndaj parregullsive që i regjistrojnë revizorët.

Nga fundi i vitit 2017 skadoi mandati i Tanja Tanevskas, për çka u informua, ndërsa gjatë dy viteve të kaluara Entin Shtetëror të Revizionit e drejtoi zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror, Naser Ademi, por mandati i tij në kohëzgjatje prej 9 vitesh, skadoi më 4 tetor, pa u emëruar nënshkrues i autorizuar. Funksionimi i institucionit u vu nën pikëpyetje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori