LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Shumë pak shfrytëzohen njohurit nga fusha e shkencës kundër ndotjes së ajrit

Makraduli: Shumë pak shfrytëzohen njohurit nga fusha e shkencës kundër ndotjes së ajrit

Fusha e shkencës në vend përmes sistemit të stacioneve matëse ka shumë të dhëna dhe njohuri rreth ndotjes së ajrit, por në praktikë ato janë pak të shfrytëzuara, tha zv. ministri, Jani Makraduli.

“Unë besoj se kjo do të bëhet realiteti ynë nga dimri i ardhshëm dhe se qytetarët do të jenë në gjendje të dinë se çfarë pritet në tre apo pesë ditët e ardhshme. Në një bashkëpunim më intensiv midis universiteteve dhe fakulteteve, pres jo vetëm zgjidhjet që do të jenë të zbatueshme, por edhe zgjidhje që do të jenë një vend për aplikim për shumë projekte ndërkombëtare, në mënyrë që të mund me më shumë resurse të trajtojmë ndotjen e ajrit”, tha Makraduli.


Sipas Makradulit, blerja e autobusëve të ri në Shkup dhe miratimi i ligjit për vozitje pas zgjedhjeve presidenciale janë vetëm disa masa që do të ulin ndotjen e ajrit.

Ai gjithashtu përsëriti se menaxhimi rajonal me mbeturinat është zgjidhja e vetme dhe më e mirë për trajtimin e deponive të egra./Telegrafi/