LAJMI I FUNDIT:

Makolli vdiq nga infarkti akut

Makolli vdiq nga infarkti akut

I burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli, nuk ka vdekur nga dhuna e ushtruar në të, por nga infarkti akut.

Ky është raporti përfundimtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur me vdekjen e ish-shokut të burgut të Astrit Deharit. Këtë për KohaVisionin e ka konfirmuar, Liridona Kozmaqi, nga Zyra për Komunikim e Prokurorisë.


“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë Kozmaqi.