Makinat elektrike më nuk do të jenë tërësisht të qeta, së paku jo në Shtetet e Bashkuara (Foto)
Në saje të ligjeve të reja, makinat në Shtetet e Bashkuara duhet të lëshojnë tinguj
Lëvizja në qetësi të plotë, është një ndër problemet më të mëdha të makinave elektrike, transmeton Telegrafi. Ka pasur shumë kërkesa që këto makina të bëjnë zhurmë kur janë në shpejtësi, ndërsa për këtë ka pasur mbështetje edhe nga Mercedes-Benz. Kjo e fundit, ka kërkuar ndihmën e grupit Linkin Park, për krijimin e një tingulli që i shoqëron ato gjatë udhëtimit. Por, ende nuk është prezantuar diçka në këtë drejtim. Së fundmi, janë finalizuar rregullat, se çfarë tingulli do të kenë makinat elektrike, që lëvizin në Shtetet e Bashkuara.
Departamenti i Transportit, ka kërkuar që ME-të dhe hibridët, të kenë tinguj të veçantë, për të parandaluar kalimtarët në rrugë. Këto rregulla janë propozuar më 2010, por ishin shtyrë vazhdimisht. Prodhuesve si Tesla, Nissan dhe GM, u kërkohet që veturat e tyre të jenë të zhurmshme, kur lëvizin nën 30 kilometra në orë. Qëllimi kryesor është parandalimi i shkeljes së kalimtarëve, çiklistëve e posaçërisht kalimtarëve të verbër. Megjithëse rregullat janë finalizuar, prodhuesit mund të presin deri më 2020 për t’i vënë në funksion. Por, në së paku 50 për qind të makinave, duhet të vënë tinguj deri në shtator të vitit që vjen.
Problemi është se këto makina, është vështirë të dëgjohen, së paku kur lëvizin ngadalë. Ka frikë se edhe tingujt e shtuar, mund të mbyten nga era dhe zhvillimet tjera. Brenda dy vitesh, pritet të vendosen këta zhurmues në 530 mijë makina, gjë që do të shmangte 2,400 aksidente. Në ligje nuk është përcaktuar se si duhet të tingëllojnë, gjë që pritet të ofrohet nga prodhuesi, ndërsa të zgjidhet nga klienti. Këto intervenime do t’i kushtojnë industrisë automobilistike rreth 40 milionë dollarë, por do të kursejnë deri në 350 milionë dollarë pagesa për kompensim. Ende nuk dihet çfarë tinguj mund të dëgjojmë. Por, të gjithë besojnë se Elon Musk, mund të ketë disa opsione zbavitëse për modelet nga Tesla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?
Tesla aksidenalisht zbulon detaje rreth Modelit 3 të përditësuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi