LAJMI I FUNDIT:

Makina elektrike Nikola vjen me një burim uji të pijshëm në kabinë

Makina elektrike Nikola vjen me një burim uji të pijshëm në kabinë

Tingëllon pak e pabesueshme, dhe madje edhe konfuze, por kjo është pikërisht ajo që njofton pronari i Nikola Motorsa.

Ai njoftoi diçka vërtet të veçantë për makinat e prodhuara nga kjo kompani. Modeli elektrik dhe rival i ardhshëm i Tesla’s Cybertruck dhe Rivian R1T, planifikon të jetë modeli i deri më tani me një burim uji të pijshëm, transmeton Telegrafi.


Kjo është për shkak të nxitjes së qelizave të hidrogjenit, ku një nga produktet e reaksionit kimik është uji.

Në Twitter, shefi i Nikollës, Trevor Millton, tha që uji i prodhuar do të përdoret si lëng për pastrimin e xhamave, ndërsa disa do të jetë në dispozicion të pasagjerëve për t’a pirë atë. Pjesa tjetër do të merret në stacionin e karburantit të hidrogjenit. /Telegrafi/

https://twitter.com/nikolatrevor/status/1276300718475898880?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1276300718475898880%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fclanak.aspx%3Fid%3D2194174