LAJMI I FUNDIT:

Makina me autonomi prej 650 kilometrash nga Riviani, më lirë se 90 mijë dollarë (Foto)

Makina me autonomi prej 650 kilometrash nga Riviani, më lirë se 90 mijë dollarë (Foto)

Ky EV i së ardhmes, pritet ta vë Rivianin në listën kryesore të kompanive me makinat më të mira elektrike

Riviani i ka befasuar të gjithë gjatë vitit të kaluar, kur njoftoi se do ta lansojë më 2020 një furgon tërësisht elektrik, që do të pasohet nga një SUV më 2021 që do të ketë autonomi deri në 650 kilometra, transmeton Telegrafi.

Marrëveshja që ka bërë me Amazon prej 700 milionë dollarësh, nënkupton se kjo kompani nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, është e interesuar për biznes.

R.J. Scarige është shefi kryesor në Riviani, ka bërë të ditura çmimin që do ta ketë sy SUV, që nuk është i lirë pasi në shënjestër janë klientët e pasur. “Furgoni do të ketë çmim fillestar prej 69 mijë dollarëve, ndërsa për SUV duhet të paguhen 72,500 dollarë” ka thënë shkurt Scarige.

Duke pasur parasysh se autonomia prej 480 deri në 650, nuk mund të blihet me çmimin fillestar, ai refuzoi të jepte përgjigje konkrete, duke thënë se më lirë se 90 mijë euro, do të kushtojnë të gjitha. /Telegrafi/