LAJMI I FUNDIT:

“Make a jump” – Koleksion sportiv i Mango-s për pranverë 2017

“Make a jump” – Koleksion sportiv i Mango-s për pranverë 2017

Mango paraqet koleksionin e ri “Make a jump” dhe prezanton pjesët kryesore të koleksionit të vet sportiv për sezonin e ardhshëm.

Propozimet e reja të koleksionit sportiv i prezanton manekinia Charlene Högger, transmeton Telegrafi.


Linja sportive sjell pjesë moderne veshjesh të cilat janë punuar nga pëlhura të ndryshme.

Në të vërtetë, koleksioni është goxha i llojllojshëm dhe u përshtatet të gjitha llojeve të stileve.

Sa u përket ngjyrave, ky koleksion vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të hirtë.

Meritë të veçantë meriton ngjyra e kuqe, e cila po bëhet kryesorja e shumë kombinimeve sportive.

Pjesët e veshjeve gjithashtu i karakterizojnë ngjyra të pabesueshme kontrasti dhe lara gjeometrike.

Pos kësaj, të gjitha pjesët e veshjeve ofrojnë rehati dhe mundësojnë liri të plotë të lëvizjes.

Në koleksion gjejmë sytjena të llojllojshme sportive, duksa, parka, çorape, atlete dhe çanta sportive.

/Telegrafi/