LAJMI I FUNDIT:

Majtistët: Vreshtarët në Maqedoni përsëri gënjehen

Majtistët: Vreshtarët në Maqedoni përsëri gënjehen

Në 25 e këtij muaji u arrit një marrëveshje mes përfaqësuesve të vreshtarëve në ndërmjetësim me autoritetet lokale, nga të cilët është rënë dakord çmimi i blerjes së varieteteve të rrushit dominuese prej 13 denarë dhe 11 denarëve. Këto çmime të blerjes si dhe çmimet e blerjes së varieteteve të tjera të rrushit janë të vjetra dhe datojnë që nga viti 2005, thonë nga partia e ‘Majtistëve’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ndërkohë kostoja e prodhimit të rrushit gjithnjë është në rritje në krahasim me vitin 2005, kështu që del se kultivuesit me çmimin e blerjes së këtij viti nuk do të mund të mbulojnë harxhimet e prodhimit, e lëre më për mundin e dhënë. Mundi si dhe shumë vite më parë mbetet i papaguar, e cila në këtë fushë tregon qëndrimin e kësaj qeverie ndaj punës.

Në fakt kjo qeveri është plotësisht e nënshtruar ndaj pronarëve të mëdha (në këtë rast deri te pronarët e vinës) dhe në llogari të mundit të kultivuesve nuk bën asgjë për këtë grabitje të dukshme.


Një nga problemet e mëdha që prej vitesh nuk është zgjidhur dhe kjo është pagesa tepër urgjente dhe në fund të rrushit të blerë, i cila fillon vetëm pas gjashtë muajsh nga dorëzimi i rrushit. Ky problem edhe më tej i varfëron vershtarët duke krijuar huamarrja e tyre, e cila nuk do të mund tu mundësojë vershtarëve kushtet e nevojshme për të blerë materialet e nevojshme për prodhimin e vitit të ardhshëm”, thonë nga partia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori