Numrit të madh të profesionistëve dhe ekspertëve të cilët janë pjesë e UBT-së i janë shtuar edhe kampionia botërore dhe olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, dhe trajneri i mirënjohur me një bagazh të jashtëzakonshëm në sportin e xhudos, Driton Kuka.
Tani, studentët e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, do të kenë mundësi që të marrin njohuri dhe praktika nga njerëzit më të suksesshëm që ka Kosova, të cilët ishin dhe mbeten ambasadorët më të mirë që ka vendi ynë.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, iu ka uruar mirëseardhje në shtëpinë më të madhe akademike në vend, dy personaliteteve që Kosovës i kanë sjellë shumë suksese përmes sportit të xhudos.
“Pjesë e UBT-së po bëhen edhe dy kampionë të cilët kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Dritoni dhe Majlinda, përvojën e tyre do ta ndajnë me studentët dhe gjenerata e reja në UBT, dhe ardhja e tyre do të forcoj edhe më shumë nivelin e cilësisë dhe krijimit të kuadrove me mentalitet fitues në UBT”, ka thënë rektori Hajrizi.
Trajneri i mirënjohur, që së fundmi është bërë pjesë e UBT-së, Driton Kuka, ka thënë se duke bashkëpunuar me UBT-në, ai do të ndajë njohuritë dhe përvojat e tij me studentët e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.
“Në Fakultetin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, të angazhuar do të jemi edhe unë dhe Majlinda. Drejtimet do të jenë atraktive për të gjithë, dhe një drejtim do të jetë edhe për Coaching, aty do të jem unë si ligjërues dhe do të shpërndaj njohuri për botën e trajnerëve të ardhshëm”, ka thënë Kuka.
Fakulteti Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, studentëve përpos që është duke u ofruar një kurrikulë moderne, të bazuar kryesisht në lëndë të cilat janë praktike, tani po sjell profesionistët më të mirë që ka vendi, e të cilët do të jenë në secilin hap të tyre në rrugëtimin akademik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

VIDEO që po qarkullon në rrjete: “A jemi LIVE?” – Paralajmëron diçka të madhe për Bajram!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata