LAJMI I FUNDIT:

Majko reagon pas deklaratës së Lavrov për mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë: Deklaratë e paprecedentë

Majko reagon pas deklaratës së Lavrov për mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë: Deklaratë e paprecedentë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot pas një deklarate të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Në një postim në Facebook, Majko e ka quajtur të paprecedentë deklaratën e Lavrov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RT.

“Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (nëse do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën,” ka shkruar Majko.


“Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, ka thënë Majko në përmbyllje të postimit.

“Ka informacione se militantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina po rekrutohen për të çorientuar Rusinë, që përfshin dërgimin e tyre në Donbass [në Ukrainën lindore]. Ne po punojmë për ta verifikuar këtë tani”, ka thënë Lavorv sot për RT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori