Ministri për Diasporën në Republikën e Shqipërisë, Pandeli Majko është përfshirë në debatin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, i ka thënë Gjuriqit se ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht.
Ai ka përmendur edhe vizitën e djeshme në Prishtinë dhe ka folur për takimin me kryeministrin Haradinaj.
“Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019”, ka shkruar Majko duke shtuar se kjo marrëveshje ishte paraparë më herët por për arsye të mirë-kuptueshme vendimi është shtyrë.
“Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirë-kuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin”.
Majko tregoi se ishte ftuar nga Haradinaj në Skenderaj, për të dhënë lajmin për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.
“Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaci dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona”.
Ministri për Diasporën në Republikën e Shqipërisë, ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Gjuriqit, duke i kujtuar atij se Jugosllavia nuk ekziston më.
“Lexova që sot, Gjuriq, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Endrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht”, thuhet në fund të shënimit të Pandeli Majkos në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe