Majk thotë se ka marrë ftesë për të hyrë në Big Brother VIP: Nuk e shoh veten, nuk dua të rregulloj imazhin

Reperi i njohur, Majk, ka zbuluar së fundmi se është kontaktuar nga produksionet e të dy reality shou-ve më të mëdha në trojet shqiptare - Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania.
Megjithatë, artisti ka theksuar se, të paktën për momentin, nuk e sheh veten pjesë të këtij formati.
“Kam marrë ftesa nga dy Big Brother-at, edhe në Kosovë e në Shqipëri. A e kqyri Big Brother? Kush thotë se s’e kqyr, rren, se sot jemi të gjithë nëpër telefona dhe patjetër do të të dalë diçka. Edhe nëse nuk e përcjell rregullisht, ta shfaq TikToku”, ka thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.

Reperi shtoi se, megjithëse e ndjek pjesërisht spektaklin përmes rrjeteve sociale, nuk e ka parë kurrë si diçka që i përshtatet.
“A kam menduar ndonjëherë të jem pjesë? Jo, kurrë. Ndoshta ndonjëherë e ndryshoj mendimin. Nuk e shoh për mua. Nuk jam gati për një format të tillë. E shoh më shumë si mundësi për të rinjtë që janë duke ardhur, për momentin si e kam parë”.
@klankosovaofficial A do të futet Majk në Big Brother? Tregon vetë ai
♬ original sound - Klan Kosova
Majk theksoi gjithashtu se nuk ka ndonjë arsye për të marrë pjesë në një reality shou për të dëshmuar veten.
“Nuk e ndjej nevojën me hy në Big Brother për t’ia dëshmuar dikujt nëse jam djalë i mirë, ose për të rregulluar imazhin. Jam mirë me veten”, tha mes tjerash.
@klankosovaofficial Majk komenton lojën e Getinjos në Big Brother!
♬ original sound - Klan Kosova
Majk, i njohur për hitet e tij dhe për personalitetin e fortë në skenën muzikore, ka treguar disa herë se preferon të qëndrojë larg formateve televizive, duke e fokusuar energjinë e tij në muzikë dhe projekte artistike. /Telegrafi/










































