Hip hop ylli, Majk, është tallur me sfidën më të fundit që është bërë virale në rrjetet sociale.

"10yearschallenge" apo sfida e ndryshimit përgjatë "10 viteve" ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.


Të gjithë po i përgjigjen sfidës duke publikuar foto të tyre që tregojnë ndryshimin përgjatë një dekade.

Megjithatë, ka edhe të tillë që po bëjnë shaka në llogari të kësaj sfide, e një prej tyre është edhe reperi, Majk.

tuneli 2

Ai me dy imazhe ka tallur ata që po bëjnë postime të tilla, madje një prej këtyre postimeve është pak sa edhe ofendues për gjininë femërore.

"Respekt për kontributin e krejt minatorëve për këtë shpellë", ka shkruar Majk në një foto që është iluzion optik.

tuneli 1

Ndryshimi i yjeve ndër vite ka marrë përmasa edhe në skenën tonë, ku emra të njohur kanë publikuar për foto të ndryshimit përgjatë viteve. /Telegrafi/