Majk sjell këngën e re "Lamtumirë"

Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
"Lamtumirë" mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky duket se do të jetë një projekt përmbyllës për këtë vit, i cili besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Teksti është shkruar nga vet artisti me instrumental dhe masterizim nga Alandy.

Nën drejtimin e Endrit Rrahimit, kënga tashmë ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Kastriot Rexha (emri i vërtetë) këtë vit solli projekte e bashkëpunime të shumta, që u pritën mirë.
Ai po ashtu ka qenë aktiv edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































