Mahrez i shpërblen me orë Rolex bashkëlojtarët e tij te Al Ahli

Në një shfaqje të fuqishme lidershipi, brenda dhe jashtë fushës, ylli algjerian Riyad Mahrez i mahniti bashkëlojtarët e tij te Al Ahli me një dhuratë të jashtëzakonshme, duke festuar triumfin e skuadrës në Ligën e Kampionëve të Azisë për sezonin e dytë radhazi.
Mahrez u dhuroi bashkëlojtarëve ora luksoze të markës prestigjioze Rolex.
Secila orë ishte e personalizuar me emrin e lojtarit dhe me një dizajn që përfaqësonte trofeun aziatik, si një kujtim i përhershëm i kësaj arritjeje.
Ky sukses u vulos pasi “Al-Raqi” fitoi finalen ndaj Machida Zelvia me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Al-Inma’.
𝗨𝗻𝗲 𝗥𝗼𝗹𝗲𝘅 𝗽𝗼𝘂𝗿 𝘁𝗼𝘂𝘁 𝗹𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗱𝗲 💚🤍
Riyad Mahrez a offert des montres Rolex à tous ses coéquipiers d’Al Ahli pour avoir remporté la Ligue des champions asiatique 2 fois d’affilée.
Chaque montre porte le nom du joueur ainsi que le trophée gravés dessus. ⌚️… pic.twitter.com/hZSKzcRIaH
— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) April 27, 2026
Sipas gazetarit Walid Saeed, vlera e secilës orë i kalonte 85 mijë rijalë sauditë, duke dëshmuar rëndësinë e këtij gjesti ndaj bashkëlojtarëve.
Por historia nuk mbaron këtu. Portieri senegalez Edouard Mendy dhe mbrojtësi turk Merih Demiral nuk pranuan që Mahrez t’i mbulonte i vetëm shpenzimet.
Të dy këmbëngulën të kontribuonin në blerjen e orëve, duke treguar unitetin e fortë dhe frymën familjare që mbizotëron brenda skuadrës./Telegrafi/





















































