Stil i pakontestueshëm, por zgjedhja e këpucëve solli komente të shumta nga publiku

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, shënoi fillimin zyrtar të sezonit të festave në White House duke pritur pemën tradicionale të Krishtlindjes, që u soll në mënyrë ceremoniale nga një fermë pemësh në Miçigan.


Këtë vit, pikërisht kjo fermë mori për herë të parë nderin të furnizojë pemën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2025, një privilegj që çdo vit i jepet një prodhuesi të përzgjedhur nga National Christmas Tree Association.

Pema u transportua me një karrocë të tërhequr nga dy kuaj të racës Clydesdale, të cilët mbartnin emrat Logan dhe Ben. Karroca drejtohej nga tre burra të veshur me cilindër, duke krijuar një skenë festive dhe klasike përpara hyrjes kryesore të rezidencës presidenciale.

Gjatë momentit të pranimit, Melania Trump, e veshur me një pallto krem të stilit kimono me mëngë tri-çerekshe dhe doreza të gjata lëkure në ngjyrë bordo, pozoi para kamerave dhe komentoi: “Pema është e mrekullueshme”. Ajo shtrëngoi duart me një nga karrocierët dhe përshëndeti të pranishmit ndërsa atmosfera ishte e mbushur me muzikë festive dhe pritje zyrtare, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, vëmendjen e publikur e tërhoqën pikërisht këpucët e saj: Melania kishte zgjedhur Manolo Blahnik këpucët me print, një model ultra elegant, por jo shumë praktik për temperaturat e ulëta, gjë që ngjalli diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Admiruesit e modës e quajtën kombinimin “të guximshëm dhe të sofistikuar”, ndërsa të tjerë menduan se një palë çizme do t’i përshtateshin më mirë motit të ftohtë dhe përmasave të palltos voluminoze.

Pak histori tradicionale

Pemët zyrtare të Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë (të njohura si “Blue Room Christmas Tree”) përzgjidhen çdo vit nga National Christmas Tree Association. Tradita të tilla vazhdojnë që nga viti 1961, ndërsa në vitin 2025 dekori pritej me tema dhe surpriza të reja.

Viti 2025 e përfaqësonte për herë të parë një fermë nga Miçigani si furnizuesi i pemës zyrtare, një ngjarje që pasqyron rëndësinë dhe prestigjin e këtij rituali në Shtetet e Bashkuara.

Çfarë pason?

  • Sapo pritet pema, fillon një seri ngjarjesh festive në Shtëpinë e Bardhë:
  • Prezantimi i dekorimeve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë, të kuruara nga Zonjës së Parë.
  • Ceremonia tradicionale e “faljes së gjelit” nga Presidenti Donald Trump më 25 nëntor.
  • Zbulimi i dekorimeve të brendshme më 1 dhjetor nga Melania Trump.

/Telegrafi/