LAJMI I FUNDIT:

Magjia e festave në East Gate Mall

Magjia e festave në East Gate Mall

East Gate Mall prezanton magjinë e Vitit të Ri me një kalendar të pasur aktivitetesh gjatë muajit dhjetor. Si qendër tregtare dhe argëtimi, East Gate Mall do të ofrojë aktivitete të përditshme origjinale për të gjitha moshat.


Nga datat 10. – 11.12.2021, të gjithë adhuruesit e lojërave kanë mundësinë të jenë pjesë e А1 Game Fest 2021 në East Gate Mall, si ngjarja e vetme dhe më e madhe e e-sporteve në Maqedoni, si dhe fjala e fundit e përvojave të lojërave. Programi i pasur i kësaj ngjarjeje dyditore, përveç surprizave dhe dhuratave të paralajmëruara për publikun, përfshin edhe turnetë FIFA22 dhe Dota2, Tekken 7, Cosplay, CS: GO, si dhe lojëra me Steffonator dhe GP. A1 Game Fest mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook: A1 Maqedoni, Instagram: @a1makedonija dhe GG.MK, e shoqëruar nga komentuesit.

Të hënën (13.12.2021), me fillim nga ora 18:00, në qendër të East Gate ndizen dritat e pemës 12 metërshe të Vitit të Ri, me të cilën nisin zyrtarisht organizimet festive. Më pas vijon një surprizë e madhe dhe e ëmbël muzikore me titull “Ndriçimi i pemës së Vitit të Ri në East Gate Mall”. Çdo vizitor do të mund të shijojë Baba Dimrin, si dhe Sarah Mace & The Christmas Girls, të cilët së bashku do ta ndriçojnë atmosferën e këndshme dimërore në qendrën tregtare.

Kalendari i aktiviteteve festive i East Gate Mall është i mbushur me një sërë mundësish për t’u argëtuar dhe kënaqur në dhjetor dhe janar, siç është Design Gate (shitje ekskluzive) nga 15-20 dhjetor 2021, si dhe ngjarja unike “Unview the new – by BMW” (25.12.2021).

Këtë sezon festiv, të gjithë dëgjuesit e muzikës së mirë, si dhe vizitorët e qendrës tregtare, do të vazhdojnë të argëtohen nga City Radio me studion drejtpërdrejt në East Gate Mall. Veç kësaj, nëpër korridoret e blerjeve tashmë mund të shijoni edhe ekspozitën “Dukesh bukur sot”, të organizuar nga Europe House dhe Komisioni Evropian, e cila do të qëndrojë e ekspozuar deri më 10 janar.

Me padurim priten edhe ngjarjet e tjera festive në East Gate Mall, të tilla si “Shfaqja festive dhe magjike e modës GLAM” me datë 16.12.2021 me fillim nga ora 17:00, “Festivali muzikor i vallëzimit” për të gjithë fëmijët si vizitorët më të vegjël në qendrën tregtare, me datë 18.12.2021 me fillim nga ora 13:00, “Christmas Cooking with Branko by Vitaminka & East Gate Mall” me datë 23.12.2021 me fillim nga ora 17:00, “Festivali Wine & Dine” nga data 23.- 25.12.2021, si dhe “Panairi Rajonal i Turizmit” nga data 17.-18.12.2021 dhe Polifonia (kori i fëmijëve), platformë muzikore për artistë të rinj më 19.12.2021 nga ora 12:00 dhe më 30.12.2021 duke filluar nga ora 17:00.

Që nga hapja e saj, qendra tregtare më e madhe e rangut evropian në rajon vazhdon me një ofertë unike dhe një përvojë magjike festash, së bashku me 250 marka të famshme dhe me nam, 40 prej të cilave u bënë për herë të parë të disponueshme për dashamirësit urbanë, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë, të blerjeve komode në qendrën e gjerë East Gate Mall, – si Zara dhe Zara Home, Kiko Milano, Under Armour, Cropp, XYZ, Housebrand, por edhe një sërë markash të njohura të atyre që kujdesen për stilin e tyre, si Massimo Dutti, Nike, Madame Coco, Furla, Tods, Armani Exchange, Calvin Klein, Pandora, Patrizia Pepe, Valentino, Dsquared2, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset, Babor Cosmetics, Neptun Electronics, Mango Man-Woman-Kids, De Facto, Intimissimi dhe shumë të tjera.

Fokusi i East Gate Mall është të përmbushë pritshmëritë e çdo vizitori, pavarësisht nëse dëshiron të blejë dhurata për të afërmit, të rrisë koleksionin personal të bizhuterive dhe syzeve, të rifreskojë stilin festiv me veshje dhe këpucë komode dhe moderne apo të hyjë në botën e bestsellerëve më të lexuar nga komoditeti i Café Literatura dhe të lëshohet në një kënaqësi të vërtetë gastronomike me familjen dhe miqtë, me specialitete të shijshme, përmes përzgjedhjes së larmishme të kuzhinës në East Gate Mall.

Artikull i sponzorizuar