Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, me rastin e Ditës së Studentit në këtë vend, priti një grup të rinjsh në pallatin Miraflores, dhe gjatë vizitës së tyre ai madje edhe kërcënoi.

Maduro dhe studentët biseduan për situatën aktuale në Venezuelë, por momenti më interesant padyshim ishte kur presidenti i këtij vendi filloi të kërcente.


Ai u ngrit nga karrigia dhe nisi të kërcente kur u transmetua një ‘remix’ i fjalimeve të tij, ku ai bënte thirrje për paqe me SHBA-të, vend me të cilin Venezuela ka pasur për disa muaj një lloj “luftë”.

Në fakt, me justifikimin se bëhet fjalë për anije që transportojnë narkotikë drejt SHBA-së, ushtria amerikane po kryen një fushatë sulmesh ndaj anijeve në Detin Karaibe.

Përveç kësaj fushate, ka indikacione gjithnjë e më të forta se SHBA-të mund të ndërmarrin një lloj sulmi ushtarak në tokën e Venezuelës, dhe gjithashtu përmendet edhe ndryshimi i regjimit, që kërkohet nga Uashingtoni.

Edhe pse, ashtu si me studentët, Maduro shfaqet i relaksuar në paraqitjet publike, mediat amerikane raportojnë se në Karakas ekziston frika nga një luftë e mundshme me Amerikën, dhe po punojnë mbi një propozim për të qetësuar marrëdhëniet me Uashingtonin. /Telegrafi/