LAJMI I FUNDIT:

Madonna, Gaga, Rihanna, Kylie, Beckham, Kim Kardashian West, Selena etj: 18 të famshme që zotërojnë kompani të suksesshme kozmetike

Madonna, Gaga, Rihanna, Kylie, Beckham, Kim Kardashian West, Selena etj: 18 të famshme që zotërojnë kompani të suksesshme kozmetike

A duket sikur të gjithë kanë sot një kompani për kujdesin e lëkurës apo prodhimin e produkteve të grimit? Jo më kot

Gjatë vitit të kaluar, Lady Gaga, Millie Bobby Brown dhe së fundmi edhe Jennifer Lopez bënë me dije se do të sjellin markat e tyre të kozmetikës.

Por, këta nuk janë të vetmit. Të shumtë janë ata personazhe që dashurinë për grimin e kanë kthyer në një biznes të suksesshëm.


Emri: Haus Laboratories
Zotërohet nga: Lady Gaga
Produktet: Buzëkuq, tone për sytë, penel etj.
Shtojcë: Është linjë vegane.

Emri: Fenty Beauty
Zotërohet nga: Rihanna
Produktet: produkte grimi dhe produkte të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: Në vitin 2017, Fenty Beauty u konsiderua nga Time si “shpikja e vitit”.

Emri: Kylie Cosmetics
Zotërohet nga: Kylie Jenner
Produktet: Përgjithësisht produkte grimi.
Shtojcë: E gjitha nisi nga një buzëkuq në vitin 2015.

Emri: KKW
Zotërohet nga: Kim Kardashian West
Produktet: Produkte grimi, produkte për të mbuluar probleme të ndryshme (si psoriasis).
Shtojcë: Ka vlerë 1 miliardë dollarë.

Emri: Florence by Mills
Zotërohet nga: Milly Bobby Brown
Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës të përballueshme ekonomikisht.
Shtojcë: Janë të përshtatshme për të gjitha moshat, sidomos për adoleshentët.

Emri: The Honest Company
Zotërohet nga: Jessica Alba
Produktet: produkte grimi dhe të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: Thekson vazhdimisht produktet shtëpiake.

Emri: Kora Cosmetics
Zotërohet nga: Miranda Kerr
Produktet: Gamë produktesh të kujdesit të lëkurës.
Shtojcë: U krijua nga një ekip studiuesisht dhe konsulentësh në mikrobiologji, aromaterapi dhe kimi organike.

Emri: Victoria Beckham Beauty
Zotërohet nga: Victoria Beckham
Produktet: Më së shumti produkte për zonën e syve.
Shtojcë: Marka ka si bashkëthemeluese edhe Sarah Creal dhe u prezantua për herë të parë në Javën e Modës në Londër, shtator 2019.

Emri: The Goop Lab
Zotërohet nga: Gwyneth Paltrow
Produktet: produkte “të çmendura” për mirëqenien.
Shtojcë: Një herë, promovuan qirinj me aromë vagjine.

Emri: MDNA
Zotërohet nga: Madonna
Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës, ku kombinohen praktikat luksoze të spa-ve në Itali dhe teknologjia japoneze.
Shtojcë: Ruli për zonën e syve është i famshëm.

Emri: Alterna
Zotërohet nga: Katie Holmes
Produktet: Produkte për kujdesin e flokëve.
Shtojcë: Përdorin përgjithësisht formulat me havjar.

Emri: Meaningful Beauty
Zotërohet nga: Cindy Crawford
Produktet: Produkte anti-age me antioksidantë.
Shtojcë: Serumi hidratues është i famshëm.

Emri: ProDNA
Zotërohet nga: Paris Hilton
Produktet: Produkte për kujdesin e lëkurës.
Shtojcë: Njihet për maskat prej ari.

Emri: Rare Beauty
Zotërohet nga: Selena Gomez
Produktet: Produkte grimi dhe kujdesi për lëkurën.
Shtojcë: Njerëzit thonë se ka kopjuar Rihanna-n.

Emri: Circa Beauty
Zotërohet nga: Eva Mendes
Produktet: Produkte farmacie për grim.

Emri: JLo Beauty
Zotërohet nga: Jennifer Lopez
Produktet: Produkte të kujdesit të lëkurës dhe grimi.
Shtojcë: Nuk është startuar ende si markë.

Emri: Iman Cosmetics
Zotërohet nga: Iman
Produktet: Produkte grimi veçanërisht për njerëzit me ngjyrë.
Shtojcë: Marka u themelua që në vitin 1994 veçanërisht për njerëzit me ngjyrë.

Emri: Flower Beauty
Zotërohet nga: Drew Barrymore
Produktet: Produkte grimi dhe kujdesi për lëkurën.
Shtojcë: Produktet prodhohen me metoda të cilat nuk dëmtojnë kafshët

Në trend Femra

Më shumë
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Psikoprofil
Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Fëmija juaj
I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

Këshilla Estetike
Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Këshilla dhe arsye
Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e "Cannes"

Grim
Kalo në kategori