LAJMI I FUNDIT:

Madhështia e fshatit Tragjas

Madhështia e fshatit Tragjas

Programi i famshëm ‘Abandoned Engineering’ (Ndërtimet e Braktisura) që transmetohet në ‘Discovery’, Science TV’ dhe ‘Yetserday UK’, shfaq ndërtime me arkitektura dhe inxhinieri madhështore që tashti janë braktisur. Një emision të tillë, që duket se është bërë para një viti, tashti mund ta shikoni edhe për fshatin Tragjas afër Vlorës.

Fjala është për një fshat me plot histori dhe me arkitekturë mbresëlënëse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati ka qenë i njohur për shkak të rezistencës kundër forcave italiane dhe gjermane, por edhe për shkak se misioni ushtarak britanik ishte i vendosur aty. Nga aty, partizanët, të ndihmuar nga britanikët, e kanë udhëhequr operacionin e shpëtimit të ekipit mjekësor amerikan që kishte aterruar dhunshëm diku në Shqipëri të mesme, pas prishjes së aeroplanit. Pastaj, në afërsi të fshatit, aviacioni britanik e ka fundosur një anije italiane që ka qenë spital, ku kishte shërbyer edhe motra e Benito Mussolinit.

Nga ky emision shihet se fshati ka aq shumë gjëra për të treguar sa që është e pabesueshme që një vend i tillë gjendet në Shqipëri. Afër fshatit gjenden dy kështjella të vjetra dhe një shpellë me pamje të rrallë. Por, duhet që dikush nga televizionet britanike të na i tregojë këto gjëra e jo televizionet tona. Ndoshta është më mirë, për shkak se kështu e merr vesh bota që ekziston ky vend.

Sikur Tragjasi të ishte në ndonjë shtet tjetër, me siguri do të vizitohej nga mijëra turistë në ditë dhe do të ishte i banuar. Por, fshati nuk ka as rrugë. Prandaj, nuk ka se si të vizitohet nga turistët edhe sikur ta dinin se ku është. /Telegrafi/

This village launched one of the deadliest campaigns of guerilla warfare in all of World War II.Watch #MysteriesoftheAbandoned only on Science Channel and SCI Go. –> https://bit.ly/2KLrSq1

Publiée par Science Channel sur Vendredi 3 janvier 2020