LAJMI I FUNDIT:

Macron u bëri thirrje evropianëve të zgjohen pas fitores së Trumpit: Amerika nuk do të kujdeset për ne

Macron u bëri thirrje evropianëve të zgjohen pas fitores së Trumpit: Amerika nuk do të kujdeset për ne

Emmanuel Macron foli për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe tha se ka ardhur koha që evropianët të marrin proceset politike në duart e tyre.

Gjatë një fjalimi në Samitin e komunitetit politik në Budapest, presidenti francez tha se evropianët duhet të mbrojnë interesat e tyre.

“Ne nuk duhet t’ia delegojmë sigurinë Amerikës përgjithmonë. Lideri amerikan Donald Trump do të mbrojë në mënyrë legjitime interesat e popullit amerikan. A jemi gati të mbrojmë interesat e popujve evropianë?”, pyeti ai.


Lideri francez tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë është interesi më i mirë i Evropës.

“Interesi ynë është që Rusia të mos fitojë”, theksoi 46-vjeçari, shkruan france24.

Ai tha gjithashtu se liderët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë forcën dhe vullnetin që ta shkruajnë vetë historinë.

Kujtojmë se Macron foli pak pasi u bë e ditur se republikani do të bëhej presidenti i 47-të i SHBA-së dhe e uroi për fitoren.

“Ne jemi gati të punojmë së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, përfundoi francezi.

Ndryshe, republikani Donald Trump ka triumfuar në zgjedhjet presidenciale amerikane kundër demokrates, Kamala Harris. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori