Në Staffordshire të Anglisë, një mace ka hyrë në veturën e fqinjit dhe ka udhëtuar për afro 240 kilometra pranë motorit të nxehtë.

Për pasojë, kafsha ka marrë djegie të shkallës së parë, shkaku i të cilave ka humbur njërin sy dhe gjysmën e bishtit, transmeton Telegrafi.


Macja udhëtoi 240 kilometra pranë motorit të veturës djegiet ia sheruan me mjaltin e veçante foto 2 Djegiet që pësoi nga motori i veturës

Mirëpo, lëndimet në bark, këmbë dhe pjesë tjera të trupit ia kanë trajtuar me mjaltin nga pema e quajtur manuka.

Mjalti që ka shumë përbërës antiseptik, ka bërë që lëkura t’i kthehet normalitetit - me shpejtësi. /Telegrafi/