LAJMI I FUNDIT:

Macja e quajtur ‘Tripod’ ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale në Turqi

Macja e quajtur ‘Tripod’ ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale në Turqi

Macja me emrin “Tripod” u zbulua duke luftuar për të mbijetuar kur ishte vetëm 2 muajsh dhe këmba e saj u plagos rëndë pasi u bllokua në motorin e një makine.

Këmba e ‘tripodit’, e cila u trajtua në klinikën e veterineres Şeyma Şahin, me gjithë ndërhyrjet nuk mundi të shpëtohej dhe u amputua.

Macja, e quajtur “Tripod” nga stafi i klinikës për shkak të tre këmbëve të saj, u shërua shpejt dhe filloi të jetojë normal.


Dhe tani, “Tripod”, e cila është bërë maskota e tregtarëve, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe në rrjetet sociale me videot e shpërndara nga veterinerja Şahin.

Şahin tha për Anadolu se “Tripod” i kishte impresionuar të gjithë me vendosmërinë e saj për të jetuar.

Şahin, i cili shpjegoi se “Tripod”-it i është prerë një këmbë kur ishte vetëm 2 muajsh dhe se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, tha: “Ajo është me ne për 6 muaj. Ajo është aq energjike sa askush nuk e kupton se ka një këmbë. Kur njerëzit pyesin: ‘Pse e quajtët Tripod?’ u themi “Sepse ka tre këmbë”.

Şahin tha se “Tripod” tërhoqi shpejt vëmendjen e njerëzve përreth me natyrën e saj energjike dhe u bë maskota e tregtarëve dhe të gjithë e njohin. /AA/

Në trend Fun

Më shumë
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Fun
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Interesante
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Një burrë

Një burrë "i guximshëm" ecën pranë një luani të arratisur nga kopshti zoologjik dhe endet nëpër një qytet të Meksikës

Interesante
Kalo në kategori