LAJMI I FUNDIT:

MacBook Air vjen gjatë muajit?

MacBook Air vjen gjatë muajit?

Me sa duket, Apple është duke u përgatitur për modelin e ri të laptopit të hollë, MacBook Air, i cili thuhet se do të prezantohet në konferencën e zhvilluesve të Apple, e cila mbahet gjatë muajit.

Sipas burimeve të fundit, thuhet se bashkë me versionin e ri të MacBook Air, Apple gjithashtu do të lansojë edhe modelin e ri të përditësuar të MacBook Pro, të cilin do ta pajis me ekranin cilësor – Retina Display.

Edhe pse nuk dihen karakteristikat e modelit të ri të MacBook Air dhe MacBook Pro, pritet që këto modele të vijnë me procesorët e rinj të Intel dhe shumë karakteristika tjera të avancuara për laptop. / Telegrafi /