Në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është hedhur poshtë vota e deputetit Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, thuhet se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Ky vendim nga analistë dhe njohës të sistemit të drejtësisë po shihet si penalizim i disa ish-deputetëve dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, të cilëve do t’u pamundësohet kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen brenda 40 ditësh.
Mirëpo, ndryshe e shohin këtë vendim të Kushtetueses në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një përgjigje për Telegrafin nga Zyra për Informim e këtij subjekti politik thonë se Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk janë dënuar me burgim.
“Me aq sa kemi arritur ta lexojmë siç duhet komunikatën nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ajo në pikën 2 të këtij aktgjykimi ka ndërlidhur nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me nenin 70.3 të Kushtetutës së Republikës, pra me rastet e dënuara me një vit e më shumë burgim. Në rastin tonë, përkatësisht në rastin e z.Kurti dhe znj.Haxhiu, ata nuk kanë pasur dënime me burgim, por dënime me kusht, dhe dënimet e me kusht nuk kanë efekte juridike, respektivisht pasoja”, thuhet në përgjigjen e LVV për Telegrafin.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Miftaraj ka thënë tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka “një hile të madhe”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova