Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Reçica, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me menaxhimin e pishinës së Gërmisë.
Reçica nëpërmjet një postimi në Facebook, ka hedhur dyshimet se ky aset po tentohet t’u jepet në shfrytëzim dostave, transmeton Telegrafi.
“Bazeni i Gërmisë është i qytetarëve të Prishtinës. Veç te na ndodhë që një aset të ndërmarrjes me kqyr me bankrotu, që mandej me japë në shfrytëzim dosave. U mburrshin se qysh i ka pas afër 20k vizitor, e sivjet paskan vendosë me e jap komplet një operatori ekonomik në shfrytëzim edhe ato me kontratë për dy vjet, me çfarë preteksti ende nuk kanë treguar”, ka shkruar ai.
Tutje, ai thotë se ka pasur tendenca edhe për të fshehur këtë thirrje për tenderim.
“Çka është tjetra e keqe këtu që kjo thirrje është vendos vetëm në web të ndërmarrjes NPL Sport Marketing SH.A. edhe askund tjetër (d.m.th në web as në rrjete sociale jo që mos me pa askush) ku menjëherë lindin dyshimet pse është fshehur kaq shumë kjo thirrje për tenderim”, shton tutje ai.
Por, këto akuza të asamblistit të LVV-së, i kanë hedhur poshtë nga Komuna e Prishtinës.
Nga Komuna e Prishtinës, deklaruan për Telegrafin se Pishina e Gërmisë do të jepet në bashkëmenaxhim.
“Duke ditur vështirësitë financiare dhe operative të Ndërmarrjes “Sport Marketing” gjatë 15 viteve paraprake dhe të tanishme, Menaxhmenti i Ndërmarrjes me Bordin e Drejtorëve duke u bazuar në Biznes Planin e aprovuar vjetor dhe Rregulloret e Brendshme të ndërmarrjes në fuqi, kanë vendosur që Pishinën e Gërmisë ta japin në bashkëmenaxhim me një kosto më të lartë se të hyrat të cilat ndërrmarja normalisht i gjeneron brenda sezonës verore në të cilën operon”, ka njoftuar Komuna.
Komuna thotë tutje se “kjo do të ndikojë në kualitetin e shërbimit karshi qytetarëve dhe poashtu do të lehtësojë menaxhimin e Pishinës për nga ana financiare dhe operative, duke pas parasysh vështirësitë dhe mungesën e punëtorëve gjatë sezonit veror”.
Gjithashtu, në përgjigje thuhet se thirrja për ofertim ka qenë e publikuar në faqen zyrtare të ndërmarrjes dhe poashtu në gazetë zyrtare, ashtu siç e parasheh edhe rregullorja e ndërmarrjes duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
“Me bashkëmenaxhim nënkuptojmë ndarjen e përgjegjësive dhe poashtu të të hyrave financiare, ku si rezultat do të kemi shërbime më të mira, higjienë të kontrolluar dhe personel të shtuar, duke mos ndryshuar çmimoret në fuqi”, thuhet mes tjerash në përgjigjen nga Komuna e Prishtinës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë