LAJMI I FUNDIT:

LVV, shefit të BE-së: Asociacioni për ne është temë e vdekur

LVV, shefit të BE-së: Asociacioni për ne është temë e vdekur

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Mulhaxha Kollçaku, pritën sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim sipas një njoftimi për media, thuhet se është diskutuar për agjendën evropiane dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Selimi i ka bërë të ditur shefit të BE-së, qëndrimin e LVV-së rreth kësaj teme duke thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të vdekur çështjen e Asociacionit”.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Sot në zyre të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës, Kryetari i Grupit tonë Parlametar, Rexhep Selimi, dhe kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë njëherit nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku bashkë me asistenten e Grupit Valëza Mjeku pritën në takim Shefin e Zyres së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Takimi kishte karakter njoftues mbi punën e Komisioneve Parlamentare dhe rolin e Grupit Parlamentar të LV në raport me to. Ambasadori Szunyog mes të tjerash vuri theks të veçantë tek projektligji për Financimin e Partive Politike dhe votimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtje të Dhënave Personale dhe Privatësi. Ai poashtu tha se agjenda evropiane duhet të jetë prioritet i të gjitha subjekteve dhe grupeve parlamentare.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit tanë e njoftuan ambasadorin për punën e Kuvendit, me theks tek interpelancat të cilat janë mbajtuar deri tani e tjerat që priten të mbahen në javët në vijim. Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se e sheh të dëmshëm vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-forcës së Anti Korrupsion dhe për këtë duhet kërkuar llogari. Në këtë drejtim, ajo tha se komisioni të cilin ajo e drejton do të bëjë çmos që kjo çështje ta merrë vëmëndjen dhe trajtimin e duhur. Kurse, Rexhep Selimi në lidhje me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe ripërsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila që nga fillimi e ka konsideruar të dëmshme atë dhe që tashmë e sheh edhe të vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të 2015. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori