LAJMI I FUNDIT:

LVV në Prishtinë e cilëson të paligjshme seancën ku u votua buxheti i kryeqytetit

LVV në Prishtinë e cilëson të paligjshme seancën ku u votua buxheti i kryeqytetit

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e vlerëson si joligjore dhe të parregullt seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën u miratua buxheti i Kryeqytetit për vitin 2024.

Në reagimin e tyre thuhet se për shkak të paqartësive ligjore, në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë gjysma e asamblistëve të Kuvendit Komunal.

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar
Lexo po ashtu Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2024, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

“Gjithashtu edhe kjo seancë, si disa tjera më herët, kontestohet dhe nuk pranohet nga MAPL si organ që me Kushtetutë është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve dhe zbatimin e ligjshmërisë nga niveli komunal”, thuhet në komunikatën për media.


“Ky buxhet i miratuar sot, i kontestuar ligjërisht edhe nga organizata të shoqërisë civile, i kontrabanduar në seancë të jashtëzakonshme e të paligjshme, është në fakt buxhet për partitë në pushtet, LDK e PDK, për klientelen e tyre, jo për zhvillim, jo për Prishtinën”.

Sipas asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, këto veprime të koalicionit aktual qeverisës, injorimi dhe mos respektimi i vendimeve të organeve mbikëqyrëse përveç se janë të papranueshme do të shkaktojnë dëm të pariparueshëm në zhvillimin e qytetit dhe në mirëqenien e qytetarëve.

“Jemi të bindur se kjo do të dëshmohet shumë shpejt. Besojmë thellësisht se kjo seancë dhe vendimet e miratuara në të nuk do t’i kalojnë filtrat ligjor. Kërkojmë nga organet përgjegjëse të të gjitha niveleve, veprime konkrete e emergjente në kthimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës. Vendimet dhe veprimet që merren duke shkelur ligjet e procedurat, pa transparencë e në mënyrë jo demokratike nuk duhet toleruar më”, thuhet tutje në reagim.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës ka bërë të ditur se buxheti i kryeqytetit është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.

Sipas Ramës, buxheti për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.

“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori