LAJMI I FUNDIT:

​LVV kërkon nënstacion të përhershëm të Policisë në Karaçevë, kritikon qeverinë për papërgjegjshmëri

​LVV kërkon nënstacion të përhershëm të Policisë në Karaçevë, kritikon qeverinë për papërgjegjshmëri

Rreth dy muaj pasi pjesëtarë të uniformuar të Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka raportuar për këtë çështje para Kuvendit të Kosovës ku Lëvizja Vetëvendosje po kërkon vendosjen e një nënstacioni të përhershëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Veliut iu faturuan dështimi i mos mbrojtjes dhe kontrollimit të kufijve dhe integritetit territorial të vendit. Për këtë kërkuan që përmes një rezolute të merren masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Iniciuesja e interpelancës, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se ndërhyrja e pjesëtarëve serb në territorin e Kosovës është cenim për vendin.


“Hyrja e pjesëtarëve të informuar të Serbisë në atë zonë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin dhe cenimi i integritetit territorial të Kosovës. Patrullimi i tyre në rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit dhe u konfirmua nga Policia. Por u justifikuar nën hutim duke u mohuar nga qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës në vend të kujdesen për rendin dhe ligjin dhe të sigurojnë mbrojte për qytetarët në këtë pjesë ku vazhdojnë të jenë të ngatha dhe papërgjegjshme. Madje të shfaqin mosbesim ndaj banorëve dhe institucioneve të sigurisë. Vet përjashtimi që po bënë qeveria e Kosovës nga përgjegjësitë Kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe mbrojtur qytetarët është e papranueshme dhe dëmton integritetin e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është në pjesë e territorit të Kosovës veç sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, tha ajo.

Ndërkohë edhe paraqiti dy nga pikat e rezolutës së Vetëvendosjes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe përdorin të gjitha mekanizmat kushtetues për mbrojte të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Nën dy brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, tha ajo.

Ajo i kërkoi grupeve tjera parlamentare që të votojnë këtë rezolutë, ndërkohë seanca plenare po vazhdon./Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori