LAJMI I FUNDIT:

LVV-ja pretendon se asamblistja e tyre kaloi në PDK pasi u kërcënua ajo dhe familja e saj: Të fillojnë hetimet

LVV-ja pretendon se asamblistja e tyre kaloi në PDK pasi u kërcënua ajo dhe familja e saj: Të fillojnë hetimet

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka pretenduar se ish-asamblistja e tyre Berna Saraçi, ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pa vullnetin e saj.

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, thotë se është njoftuar nga mediat për kalimin e asambleistes Berna Saraçi në PDK.

PDK-së në Prishtinë i bashkohet asamblistja e LVV-së, Berna Saraçi
Lexo po ashtu PDK-së në Prishtinë i bashkohet asamblistja e LVV-së, Berna Saraçi

“Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo”, thuhet në pretendimin e LVV-së.


“Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”.

LVV thonë se ndjehen të shqetësuar për Bernën si ish kolege, por edhe si qytetare e këtij qyteti.

“Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike”.

LVV ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të fillojnë hetimet mbi rastin.

“Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin”, thuhet tutje në reagimin e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori