LAJMI I FUNDIT:

LVV në Mitrovicë reagon pasi anëtari i tyre bëri marrëveshje me LDK-në

LVV në Mitrovicë reagon pasi anëtari i tyre bëri marrëveshje me LDK-në
Foto: Ilustrim

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar pasi Fatmir Hasani, anëtar i LVV-së ka lidhur marrëveshje me kandidatin LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në këtë reagim thuhet se koalicionet parazgjedhore siç shprehen ata “të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë”, sipas tyre dëshmojnë se humbësit bëhen bashkë.


“Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshpërues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njëjtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në reagim.

Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, bën koalicion me LDK-në
Lexo po ashtu Anëtari i VV-së që synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë, bën koalicion me LDK-në

Tutje theksohet se  Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.

Ndryshe, Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lidhur marrëveshje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kjo u bë e ditur të martën gjatë një konference për media të LDK-së dega në Mitrovicë.

Hasani ka shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për të cilin tha se gjatë garës së brendshme të VV-së, ka kërcënuar, shantazhuar e manipuluar.

Sipas tij, subjekti me të cilin garon ai, do të fitojë në zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori