LAJMI I FUNDIT:

LVV e shoqëria civile nuk presin marrëveshje Kosovë-Serbi në SHBA

LVV e shoqëria civile nuk presin marrëveshje Kosovë-Serbi në SHBA

Kosova duhet të përgatitet sa më mirë për takimin e 2 shtatorit në Uashington, pasi është një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshje me Serbinë. Kështu ka deklaruar Ramush Haradinaj, por nga shoqëria civile thonë se gjasat janë shumë të vogla për një marrëveshje të tillë. E nga Vetëvendosje thonë se më 2 shtator as që do të diskutohet për njohje.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se takimi i 2 Shtatorit në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë është mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është i mendimit që në Uashington, as që do të bisedohet për çështjen e njohjes.

“Këta, së pari nuk janë duke e ditur se për çfarë do të flitet atje, herë thonë do të flitet për aspektet ekonomike, herë thonë do të flitet për njohje. Gjë që i kemi dy deklarata të ndryshme të partive që janë në pushtet, herë thonë në ekonomi, herë thonë për njohje. Unë mendoj që për punë të njohjes as që bisedohet. E dyta, kjo qeveri ne e kemi deklaruar që nuk ka legjitimitet, andaj kjo edhe pa legjitimitet po shkon në Uashington ta përfaqësoj Kosovën”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Mefail Bajqinovci.

Arber Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) thotë se është e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi siç thotë ai  palët nuk kanë ndonjë përafrim të qëndrimeve.

“Nëse i shikojmë në aspektin analitik gjerat në teren, nuk duket se ka material apo përafrim që të ketë një marrëveshje, apo një draft marrëveshje të menjëhershme, por siç e kemi parë  gjithmonë duhet të kemi rezerva të deklarohemi se a do të ketë marrëveshje apo jo. Por, nëse e shohim pozicionin e Kosovës dhe pozicionin e Serbisë, kemi pozicione diametralisht të kundërta, sa  i përket çështjeve ku qëndrojnë”, deklaroi Arber Fetahu, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë se gjasat janë të vogla që në takimin e radhës në Uashington të arrihet një marrëveshje mes palëve.

“Unë besoj që gjasat për një marrëveshje substanciale mes Kosovës dhe Serbisë janë të vogla dhe këtu po e them për shkak të faktit që pak ditë para se të bëhet takimi 27 qershorit Grenell, tha se dialogu do të përqendrohet vetëm në aspektin ekonomik,dhe kjo nuk është ajo që Kosova ka pritur të ndodhë në dialog, sepse dihet që problemi Kosovë- Serbi është politik dhe jo ekonomik”, ka deklaruar Shkodran Ramadani.

Ndërsa gjatë ditës, me anë të një reagimi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përjashtuar mundësin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovën në këtë takim./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori