Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.
Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike
“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur më shumë raste të pjesëmarrjes së organizuar të nxënësve, që gjithashtu është një praktikë në kundërshtim me legjislacionin. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm gjatë kësaj jave kanë raportuar deri në 7 raste të reja, nëpër aktivitete të organizuar pothuajse nga të gjitha partitë politike, pa dallim. Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm këtë janë i kanë evidentuar deri në 48 raste, ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre. Sa i përket fushatës në hapësirën online, një hapësirë që po përdoret nga subjektet politike për të bërë fushatë, Demokracia në Veprim, deri më tani i ka monitoruar rreth 679 kandidatë, prej të cilëve 447 kandidat janë burra dhe 232 janë gra. Gjatë tri javëve të fushatës në total janë identifikuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht nga videot e shpërndara nga partitë politike.
Më së shumti gjuhë e urrejtjes është përdorur ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër me 7 % të komenteve drejtuar atij, pasuar nga kandidati i PDK-së me 5 %, kandidati i AAK-së me 4 % dhe kandidati i LDK-së për kryeministër me 4 % të komenteve që përbëjnë gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes”, tha ajo duke shtuar se 232 raste të gjuhës së urrejtjes, 37 % të rasteve i targëtojnë gratë e partive politike.
Sipas saj, në fjalimet e kandidatëve kanë mbizotëruar tema e ekonomisë dhe pagat, megjithatë, shumicën e fjalimeve po i mbajnë kandidatët për kryeministër por jo edhe kandidatët për deputet nga ato komuna.
“Në tri javët e fushatës janë evidentuar gjithsej 36 raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale, mirëpo në krahasim me dy javët e kaluara vërehet një numër me i ulët me vetëm 6 raste, ku partitë politike nga pushteti dhe opozita i kanë përdorur resurset publike për qëllimet e fushatës. DNV po monitoron edhe transparencën dhe financimin e fushatës, ku ndonëse të organizuara në objekte publike, aktivitetet e subjekteve politike, natyrisht përfshijnë shpenzime, materiale shpenzuese të cilat ato po i përdorin. Kartëvizitat janë elementi më i shpeshtë të cilat partitë politike po e shpërndajnë për qytetarët, pastaj broshurat, pijet si dhe shpenzimet, zerimi, videoxhirimet profesionale, ndriçimi, që po i karakterizojnë tubimet e partive politike.
Ajo u ndal edhe te shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve në platformat online.
“Vetëm gjatë javës së tretë ka pasur rreth 3 mijë postime të sponzorizuara të partive dhe janë shpenzuar nga partitë rreth 50 mijë euro për sponzorime në rrjet sociale. Kjo përbën trefishin e numrit të postimeve dhe dyfishin e kostos së shpenzuar, krahasuar me javën e parë të fushatës, çka tregon edhe për një intensifikim të fushatës në javën e tretë. Kandidati i LDK-së po prinë me shpenzime në facebook dhe Instagram, i cili deri më tani ka shpenzuar rreth 12 mijë euro për sponzorime të postimeve, pasuar nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje si faqe 2 mijë euro, Ramush Haradinaj, Uran Ismaili e kështu me radhë”, tha ajo.
Ajo u ndal edhe te gjobat e PZAP-së për shkelje të rregullave të fushatës, ku ka nxjerrë rreth 133 vendime, prej të cilave 86 kanë qenë aprovuese, ndërsa, 47 kanë qenë refuzuese.
“Lartësia e gjobave që PZAP e ka shqiptuar deri më tani shkon deri në 432400 euro për gjoba për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro gjobë, pasuar Lëvizja Vetëvendosje 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro, pastaj edhe disa parti të vogla që janë garuese”, tha ajo.
Dushan Radakoviq që vepron në kuadër të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, u ndal edhe te fushata zgjedhore te komuniteti serb, ku tha se asnjë parti serbe nuk po paraqet plan për zhvillimin dhe kushtet e serbëve në Kosovë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës