LVV akuzoi LDK-në për ekonominë, reagon Hoti: Prita që në video do të tregoni sa është zvogëluar importi nga Serbia

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video këtë të enjte, përmes së cilës ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qasjen në ekonomi.
Sipas tyre, “ekonomia e LDK-së” është në shërbim të grupeve të interesit.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka ironizuar duke thënë se “prita se do të jetë ndonjë video se sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia”.
“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?! Por, JO! Ishte video për të vetmen gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/


















































