LAJMI I FUNDIT:

LVV: Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dorëzim i Kosovës para Serbisë

LVV: Heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, dorëzim i Kosovës para Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zotimi i Qeverisë Hoti se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përbënë precedent të rrezikshëm.

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli në një konferencë për media,  ka thënë se kjo do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Gatishmëria e kësaj qeverie jolegjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendoj subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka shtuar se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik për përforcimin dhe zgjerimin e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Kjo pikë e zotimeve është tani një fusnotë e dytë, më e dëmshme se e para. Edhe pse heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, kjo nuk jep kurrfarë garancie se Serbia do të ndalë fushatën e saj për çnjohje të reja”, tha Pacolli.

Deputetja tha se heqja dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare është dorëzim i Kosovës para Serbisë.

“Kjo nuk duhet të shihet si sukses nga ana e Kosovës, përkundrazi Serbia ka arritur ta detyrojë Kosovën të heq dorë nga e drejta e saj legjitime për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kjo është dorëzim i Kosovës para Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Deputetja e LV-së tha më tej se kryeministri Hoti nuk mund të vazhdoj më me takime e zotime që po krijojnë realitete të dëmshme për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori