LAJMI I FUNDIT:

Lutfiu dhe Istvan nënshkruan programin për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës

Lutfiu dhe Istvan nënshkruan programin për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot realizoi takim protokolar me Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Laszlo Istvan, ku u firmos Programi për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kapaciteteve Njerëzore të Hungarisë për vitin 2017, 2018 dhe 2019, sipas së cilës, në bazë reciproke të dy vendet ndajnë nga 20 bursa për studime në institucionet e tyre të larta arsimore, për secilin vit akademik, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u shpreh kënaqësi e ndërsjelltë nga bashkëpunimi i deritanishëm në lëminë e arsimit dhe shkencës.


Në kuadër të vizitës së ambasadorit Laszlo Istvan, ministri Lutfiu shprehu kënaqësinë e tij për ndarjen e 20 bursave nga ana e Qeverisë së Hungarisë për çdo vit akademik për studentët e Reepublikës së Maqedonisë për studime deridplomike, pasdiplomike dhe studime të doktoraturës në universitetet më të mira të Hungarisë.

Gjithashtu ministri Lutfiu shprehu falenderim të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë, ku me sukses realizohet këmbimi i lektorëve për gjuhë hungareze në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe lektorëve për gjuhë maqedonase në Universitetin e Budapestit.

Gjatë këtij takimi shpreh interes nga të dy palët për nisje të zbatimit edhe të dispozitave tjera nga Programi të cilat kanë të bëjnë me krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërinstitucional në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve dhe mes institucioneve të larta arsimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori