LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri kërkon nga qytetarët t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

Lutfi Haziri kërkon nga qytetarët t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime në këtë kohë kur Gjilani dhe Kosova po përballet me gjendje alarmante të përhapjes së virusit.

Ai në një konferencë për media tha se Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante.


Haziri shtoi se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.

“Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës  dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë konfirmuar 2432 raste pozitive, 1872 janë të shëruar, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 71 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori