Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushatku e bëri njoftimin për kandidimin e tij në një postim në Facebook. Ai tha se këtë vendim e mori duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.


Postimi i plotë:Të dashur qytetarë, Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, Duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj. Sinqerisht, Sami Lushtaku. /Telegrafi/