LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Gjykata Speciale nuk ka synim zbardhjen e vrasjeve në Kosovë

Lushtaku: Gjykata Speciale nuk ka synim zbardhjen e vrasjeve në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se Specialja po godet Presidentin dhe Kosovën politikisht.

Lushtaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht ka qenë kundër Gjykatës Speciale pasi sipas tij Kosova ka pasur Gjykatën e Hagës, UNIMIK-ut dhe EULEX-it.

“Këto gjykata kanë pasur mundësi të arrestojnë apo hetojnë këdo dhe një pjesë të ish-ushtarëve e kanë dënuar e një pjesë e kanë liruar nga aktakuzat përfshirë edhe mua”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-kryetari i Skënderajt thotë se Gjykata Speciale nuk ka për qëllim të zbardhë vrasjet në Kosovë por sipas tij ka qëllim të godasë Thaçin dhe Kosovën politikisht.

“Kjo Gjykatë nuk është që t’i zbardh krimet apo vrasjet në Kosovë por që ta godasë Presidentin dhe Kosovën politikisht”

Lushtaku thotë se do të ishte e udhës që Kuvendi i Kosovës ta sjellë në Kosovë Gjykatën Speciale me gjyqtarët dhe prokurorët që janë pasi sipas tij është kosto e madhe për familjet e të dënuarve.

“Familja e ndonjë të akuzuari do të dënohet që të mos mund ta vizitojë familjarin e tyre në Holandë për shkak të shpenzimeve të mëdha”.

Ish-kryetari i Skënderajt thotë se nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e asnjërit prej deputetëve që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale në Holandë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori